Rreth nesh

SPECIFIKAT E PROJEKTIT

Kompleksi Rezidencial “PREMIER RESIDENCE” në Rrugën “Besim Shala” përbëhet nga katër blloqe banimi: L1, I1, L2 dhe I2. Ai do të zhvillohet në katër faza ndërtimi, dhe çdo fazë është konceptuar si një kompleks autonom në vetvete i përbërë nga apartamente banimi, ambiente tregtare, parkim nëntokësor, hapësira rekreative, sheshe dhe zonat e gjelbëruara. Kompleksi ofron apartamente duplexe, 1+1, 2+1 dhe 3+1 me sipërfaqe nga 76.313 m2. Premiere Residence do të ketë një sipërfaqe ndërtimi mbi tokë prej 60.760 m2, nga të cilat 51.720 m2 përmbajnë 355 banesa, duplexe, penthouse dhe 9.040 m2 hapësira tregtare. Gjithashtu, kompleksi do të ketë edhe 15.553 m2 parkim nëntokësor. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 75.994 m2.

6

Objekte

365

Njësi Banesore

441

Vend Parkime

80

Lokale Afariste

365

Njësi Banesore

441

Vend Parkime

6

Objekte

80

Lokale Afariste

Nëntitull

Rreth nesh

Kompleksi “PREMIERE RESIDENCE” është konceptuar me standardet më të larta të ndërtimit në vend. Termoizolimi i plotë, izolimi akustik maksimal, ventilimi individual, së bashku me detajet inxhinierike të tjera dhe materialet më të mira, janë mjetet kryesore tona për të ndërtuar apartamente sa më të rehatshme.

TRANSPORTI:

Zona ka një aksesibilitet të lehtë me transportin publik nga qendra e Prizrenit, duke ofruar disa linja transporti publik në dispozicion të udhëtarëve.

INFRASTUKTURA:

Zona ka një plan zhvillimi të mirë të infrastrukturës, me komplekse banimi të ndërtuara në vitet e fundit dhe të mirë-organizuara.

ARKITEKTURA
Kompleksi “PREMIERE RESIDENCE” ka një arkitekturë moderne me ngjyra nga e gjelberta e lehte deri në kontrastin e kuq të errët të konceptuara për t’i rezistuar kohës dhe ndryshimeve të tendecave.
Me shume
INFRASTRUKTURA PËRRETH
“PREMIERE RESIDENCE” ndodhet në një zonë ku ka në afërsi të gjitha facilitetet rezidenciale si super-markete, shkolla, kopshte, qendra shëndetësore stacione autobusësh dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për një jetesë komode.
Me shume
PLANIMETRITË
“PREMIERE RESIDENCE” është e përbërë nga apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1. Çdo hapësirë është e shfrytëzuar në mënyrë maksimale për një jetese sa më komode.
Me shume
INFRASTRUKTURA E KOMPLEKSIT
Kompleksi “PREMIERE RESIDENCE” do të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi të kufizuar, hapësira teknike, ndriçim, hapësira pushimi, sipërfaqe të gjelbëruara të përbashkëta për një jetë komunitare komode.
Me shume
HAPËSIRAT TEKNIKE
Hapësirat teknike të kompleksit “PREMIERE RESIDENCE” janë të mirë organizuara. Kompleksi ka një sistem hidraulik me një rezervë të përbashkët uji sanitar me autonomi 3-ditore prej rrjetit shpërndarës. Gjithashtu, kompleksi ka sistem anti-zjarr me depozitë rezervë dhe hidrantë për çdo emergjencë.
Me shume
Previous
Next

AFARIZMI

Duke pasur parasysh karakterin tregtar të zonës, i është kushtuar një rëndësi e veçantë hapësirave tregtare. Kati përdhë është projektuar me hapësira tregtare për të ndihmuar në ofrimin e shërbimeve në funksion të komunitetit, si supermarkete, palestra, pastrime kimike, bare etj.

Nëntitull

DETAJE TË TJERA TEKNIKE

KONDICIONIMI

Kompania krijon hapësira të veçanta për vendosjen e paisjeve multi split në çdo apartament të klientëve, duke mundësuar një organizim të rregullt dhe estetik të hapësirës në godinë.

ASHENSORËT

Strukturat zhvillohen nga 8 deri në 10 kate, ku çdo objekt i secilit bllok ka nyjën e tij shkallë-ashensorë me 4 ose 5 apartamente në çdo kat. Secili korridor i katit lidhet me nyjen e shkallëve nëpërmjet një dere. Kjo zgjidhje ul humbjen termike dhe nuk lejon qarkullimin e zhurmave nëpër shkallë dhe korridore.

DYERT / DRITARET

Dritaret janë të plastikës me xham të trefishtë termik, të mbushura me gaz argon në 90%, me profile plastike termike. Këto dritare kanë koeficient shumë të ulët të përcjelljes termike dhe akustike. Dyert e jashtme të apartamenteve janë të mbushura me një shtresë leshi guri të dendur për izolim më të mirë akustik dhe termik.

AKSESI

Në Kompleksin Rezidencial "Premiere Residence", të gjitha godinat dhe ambientet kanë akses për personat me aftësi të kufizuar, duke përfshirë rampa dhe hapësira të posaçme parkimi. Kjo infrastrukturë shërbimi përkthehet automatikisht edhe në lehtësim për karrocëzat e fëmijëve.

a

a

a

a

a

a